Mocioni i nënshkruar nga 42 deputetë për rrëzimin e Qeverisë, tashmë është duke u dorëzuar.
Deputetja e VV-se, Aida Dërguti, shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj, dhe deputeti i NISMA-s, Enver Hoti, kanë trokitur pa paralajmërim në administratën e Kuvendit për ta dorëzuar mocionin për mosbesim të qeverisë.
Lista prej 42 nënshkrimeve tani do të procedohet në Kryesi dhe do të vendoset për seancën e jashtëzakonshme.
Indeksolnine ka raportuar edhe dje për arritjen e mbledhjes së nënshkrimeve, duke përfshirë edhe deputetë të pozitës.