Ish-mesfushroi i Kukësit, Donjet Shkodra i larguar nga ekipi nga data 7 janar, tashmë do të vijojë karrierën ne Premier Ligën e Kazakistanit. Mesfushori 29-vjeçar ka nënshkruar me klubin e ri, që do të jetë Shakhtar Karagandy.
Shkodra është futbollisti i radhës i Superligës, që lë Shqipërinë për të luajtur në Kazakistan, aty ku pak ditë më parë firmosi dhe ish-sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh.
Kulmin si futbollist në Superligën shqiptare, Shkodra e arriti me Flamurtarin, teksa gjatë tre viteve qëndrim në Shqipëri ai ka shënuar në total 12 gola dhe 8 asiste.
Shakhter është nënkampion i Kazakistanit, do luajë në Europa League. Kampionati në këtë shtet do të nis në 9 mars, ndërsa futbollisti shqiptar ka kohën e mjaftueshme për t`u përshtatur me ekipin e ri.