DYLON

Donjet Shkodra bëhet i Gjilanit

Donjet Shkodra bëhet i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Klub  Gjilani, përmes faqes së saj zyrtare, ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Donjet Shkodra, duke përforcuar kështu mesfushën e saj.

“Marrëveshja e klubit tonë me futbollistin Donjet Shkodra është e vlefshme deri në fund të edicionit.  Shkodra, i cili luan si mesfushor ofanziv, në skuadrën tonë vije pas disa edicioneve të kaluara në Premierligën e Kazakistanit”, njofton klubi kuq e bardhë.

EkoHigjiena

SC Gjilan i ka dëshiruar  mirëseardhje lojtarit të saj, me dëshirën për suksese në synimet e vendosura së bashku me klubin.

Përndryshe, skuadra e Gjilanit në këto shtatë xhirot e para të këtij kampionati të Superligës së Kosovës në futboll,  ka grumbulluar 12 pikë nga 3 fitore dhe 3 barazime.

Takimin e radhës SC Gjilani e luan si skuadër mysafire kundër nikoqirit, klubit Malisheva. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.