Sport Klub Gjilani, përmes faqes së saj zyrtare, ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Donjet Shkodra, duke përforcuar kështu mesfushën e saj.
“Marrëveshja e klubit tonë me futbollistin Donjet Shkodra është e vlefshme deri në fund të edicionit. Shkodra, i cili luan si mesfushor ofanziv, në skuadrën tonë vije pas disa edicioneve të kaluara në Premierligën e Kazakistanit”, njofton klubi kuq e bardhë.
SC Gjilan i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit të saj, me dëshirën për suksese në synimet e vendosura së bashku me klubin.
Përndryshe, skuadra e Gjilanit në këto shtatë xhirot e para të këtij kampionati të Superligës së Kosovës në futboll, ka grumbulluar 12 pikë nga 3 fitore dhe 3 barazime.
Takimin e radhës SC Gjilani e luan si skuadër mysafire kundër nikoqirit, klubit Malisheva. /2LONLINE.com/