Në kuadër të javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futbolli. Gjilani do të ballafaqohet me Llapin, e në prag të kësaj ndeshje, futbollisti i skuadrës gjilanase, Donaldo Açka është shprehur optimist
Mesfushori i qendrës ka theksuar se ambienti në dhomat e zhveshjes është mjaft pozitiv dhe së bashku me shokët e skuadrës do të luftojnë të marrin maksimumin e pikëve.
Ai ndër të tjerash theksoi se skuadra është në ritëm dhe ka krijuar jo pak, mirëpo që nuk ka arritur të konkretizoj. Besimi për të shënuar duhet të fillojë që nga ndeshja e radhës.
“Ambienti është tepër i mire dhe ne jemi bërë gati për këtë ndeshje, e cila është shumë e vështirë dhe për këtë ne jemi të vetëdishëm. Ne shikojmë vetëm të marrim maksimumin e pikëve dhe jemi përgatit për këtë gjë. Ne besojmë që do ta arrijmë” ka thënë futbollisti i Gjilanit, Donaldo Açka.
Ai shtoi se ka besim të plotë te lojtarët për mënyrën se si po lozin.
“Kemi krijuar lojë dhe shpresojmë që rastet të cilat na jepen t’i konkretizojmë” tha ai.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet të enjten (9 Maj) me fillim nga ora 15.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan. /2LONLINE/