“Sot në ambientet e Shkollës së Muzikës – Gjilan, pranuam një donacion shumë domethënës nga Familja Godanci, babait të Erin Godancit, z.Adem dhe shokët e tij, Petrit Reçica, Dardan Ibrahimi, dhe Don Rozhaja. Aktiviteti u inicua dhe realizua në kujtim të shokut të tyre, muzicientit, Erin Godanci”, ka bërë me dije, drejtori i shkollës, Kushtrim Jakupi.
Instrumentet e dhuruara (pianino elektrike, kitarë, flaut dhe violinë) u dedikuan për nxënësit e talentuar të Shkollës së Muzikës – Gjilan.
Drejtori i shkollës, Kushtrim Jakupi, i falënderoi përzemërsisht në emër të nxënësve, familjen dhe shoqërinë e Erinit me një Mirënjohje duke siguruar se këto instrumente do të kontribuojnë edhe më shumë në ofrimin e mundësive për nxënësit e talentuar të cilët kanë nevojë për instrumente.
Babai i Erinit uroi shkollën, nxënësit dhe stafin për sukseset duke shpresuar se kjo dhuratë do të jetë një ndihmë e duhur për nxënësit e kësaj shkolle. /2LONLINE/