Sot, më 08.12.2022, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit me pajisje për Policinë e Kosovës nga Qeveria Gjermane.
Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme z. Sveçla, Ambasadori Gjerman z. Rohde, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Hoti si dhe menaxhmenti i lartë i PK-së.
Donacioni i sotshëm përmban dhjetë (10) ATV – automjete (motorra 4X4 për patrullim në të gjitha llojet e terrenit), laptop si dhe pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit.
Ministri i Punëve të Brendshme z. Sveçla, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për Qeverinë Gjermane në emër të Qeverisë së Kosovës per bashkëpunimin si dhe partneritetin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve. Ministri theksoi se ndihma nga shteti gjerman ndihmon Policinë e Kosovës të jetë efektive dhe më efikase në luftë kundër krimit.
Ambasadori Gjerman z. Rohde theksoi se bashkëpunimi dhe partneriteti i krijuar ndër vite do të vazhdoj dhe shprehi gatishmërinë e qeverisë gjermane që edhe në të ardhmen të ndihmoj Policinë e Kosovës.
U.D, Drejtori i Përgjithshëm z. Hoti shprehi falënderimin ndaj ambasadorit dhe Ambasadës Gjermanë për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen ndaj PK-së në ngritjen e kapaciteteve përmes donacioneve të vazhdueshme si një partner strategjik i PK-së. /2LONLINE/