DYLON

Arrestohet një i dyshuar për veprat kanosje dhe fajde – sekuestrohet një armë zjarri

Arrestohet një i dyshuar për veprat kanosje dhe fajde – sekuestrohet një armë zjarri
Avatar photo Redaksia

Prishtinë, 08 dhjetor 2022 – Më datë 07.10.2022, rreth orës 18:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;

EkoHigjiena

A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Personit të dyshuat policia i ka sekuestruar:

– një armë zjarri TT,

– një karikator,

– një thikë si dhe

– shtatë fishekë.

Hetuesit policor në koordinim me institucionet, përkatëse kanë kryer edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.