Community Development Fund ka bërë të dorëzimin e pjesës së parë të furnizimit nga donacioni me vlerë € 742,518 për vitin 2021/22, në mbështetje të institucioneve shëndetësore, për zbatimin e Planit Kombëtar për luftimin e COVID-19.
E gjithë kjo në kuadër të aktiviteteve të Granteve për HIV dhe TB të financuara nga Fondi Global (FG) që lufton AIDS, TB dhe Malarien, përmes fondeve specifike të FG nga Mekanizmi për Reagim ndaj COVID-19, ndërsa programet e Fondit Global në Kosovë: ” Fuqizimi i parandalimit të HIV në Kosovë” dhe “Fuqizimi i kontrollit të TB në Kosovë”, kanë filluar zbatimin në vitin 2006 (TB) dhe 2008 (HIV) në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë
Në pranimin e donacionit, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi tha se donacioni që marrim sot na tregon se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me partnerët dhe se kontingjenti i ri me pajisje të dhuruara do të ndihmojë akoma më shumë të forcojmë kapacitetet tona për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e prekur nga COVID-19 dhe për të luftuar këtë virus të paprecedentë që ka shkaktuar një kaos në shëndetësinë dhe ekonominë e botës.
Ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona për të forcuar dhe transformuar më tej sistemin shëndetësor të Kosovës, theksoi Ministri Latifi. /2LONLINE/