Dogana e Kosovës ka bërë me dije se rreth orës 11:50, në pikën doganore të Jarinjes, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë, është ushtruar kontroll i zakonshëm.
Gjatë këtij kontrolli, oficerët doganor u janë drejtuar udhëtarëve nëse kanë diçka për të deklaruar.
Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtar është hasur në një sasi malli të padeklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike. Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe.
Mallrat janë konfiskuar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës. Vlera e mallrave të konfiskuara është mbi 850 euro.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi, thuhet në njofitmi në Doganes së Kosovës. /2LONLINE/