DYLON

UKZ ka mbajtur provimin pranues plotësues për studimet Master për vitin akademik 2023-2024

UKZ ka mbajtur provimin pranues plotësues për studimet Master për vitin akademik 2023-2024
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur provimin pranues për pranimin e studentëve të rinj për afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik 2023-2024

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 25.10.2023 në ueb-faqen e universitetit.

EkoHigjiena

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’ i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 27.10.2023, deri ne ora 16:00.

Shqyrtimi i ankesave bëhet më 30.10.2023 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nga fakulteti përkatës.

Më datë 30.10.2023 publikohen rezultatet përfundimtare.

Regjistrimi i studentëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari ne zyrën e Tl-së:

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike;

Sistemet e kontrollit dhe inteligjenca artificiale më datë 01.11.2023 nga ora 9:30-11:30 dhe 13:00-15:00

E-Qeverisja më datë 02.11.2023 nga ora 9:30-11:30 dhe 13:00-15:00

Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.

Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’ u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose të vizitojnë faqen e internetit: www.smu.uni-gjilan.net /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.