Dogana e Kosovës ka identifikuar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara gjatë një kontrolli të kryer më në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Mbrëmë rreth orës 22:35, një kamion me targa te huaja, u paraqit në hyrje të pikës kufitare.
Në bazë të analizës së riskut, ngarkesa u kanalizua në kanalin e kuq për kontroll të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në kabinën e kamionit u zbuluan dy pako me mallra të padeklaruara.
Pas kontrollit të pakove, u konstatuan mallrat e mjekesore ne total prej 80 pakove.
Bazuar në këto të gjetura, është konstatuar se shoferi ka kryer kundërvajtje doganore, të sanksionuar sipas nenit 244 pika 1.11 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin rigoroz të ligjit dhe në garantimin e sigurisë së kufijve të vendit, duke parandaluar çdo përpjekje për shmangie të detyrimeve doganore dhe kontrabandë. /2LONLINE/