Një shegë mund të ketë edhe 800 fara të vogla, e ato janë tepër të pasura me antioksidues, madje më shumë edhe se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Kësaj i bashkohet edhe vitamina B, C, kalciumi, fosfori. Përveç asaj që e ngadalësoni plakjen e organizmit, i mbroni veshkat dhe mëlçinë, shega është treguar e mirë edhe për arterosklerozën. E ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga dëmtimi i rruazave të gjakut. Rekomandohet pirja e lëngut të shegës gjatë ndonjë gripi apo ftohjeje, pasi e forcon imunitetin. Përveç kësaj, ajo e zbut edhe diarrenë dhe astmën. Nëse keni problem gjatë menstruacioneve shega mund t’ju ndihmojë.
Përziejeni lëngun e shegës me një lugë të vogël kanellë dhe mjaltë dhe pijeni përditë. Për të përgatitur një ushqim të shëndetshëm me shegë, ju nevojiten këta përbërës: 4 filxhanë rukollë, gjysmë filxhani kokrra shege, 3 lugë vaj ulliri dhe dy lugë uthull balsami. Në një enë të madhe përziejini rrokullat dhe shegën. Shtojani vajin e ullirit dhe uthullën dhe përziejini mirë. Më pas është i gatshëm për konsumim.