(2LONLINE) – Përfaqësuesit e OSBE-se (Ekipit Komunal dhe për Komunitete) u takuan me kryetarin e komunës së Kamenicës Begzad Sinani. Në këtë takim morën pjesë edhe nën-kryetari për komunitete, nën-kryesuesja e Kuvendit Komunal për komunitete dhe shefi i Zyrës për Kthim dhe Komunitete, si dhe zyrtari komunal i informimit.
Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e çështjes për krijimin e komitetit për komunitete, si një ndër komiteteve e obligueshme . Ky komitet, s’ bashku me KPF-në do të miratohen sa më parë.
Kryetari Sinani ka thënë se për herë të parë minoriteti serbë i ka dy delegat të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit. Ai po ashtu deklaroi se do ti mbështesë të gjitha kërkesat e arsyeshme të minoriteteve për aktivitete të ndryshme kulturo-sportive për aq sa buxheti komunal na lejon .
Komunitetet tashmë kanë edhe përfaqësuesin e tyre nënkryetarin për komunitete si dhe zëvendëse kryesuesen e Kuvendit komunal për komunitete.
Përfaqësuesja e OSBS-së Arianna Rondos, ka thënë se është mirë për afrimin e komuniteteve në shoqëri dhe shqyrtimin e kërkesave të tyre në Kuvend komunal, barazia gjinore të respektohet, dhe përfaqësuesja e barazisë gjinore të jetë në terren”.
Përfaqësuesit e OSBE-së gjatë takimit kërkuan që ti bëhet vizita në terren komuniteteve jo-shumicë me qëllim që ti bëhet njëherit ftesë për të nominuar përfaqësuesit e tyre në komitetin për komunitete, si dhe në Këshillin Komunal për Siguri ne Bashkësi.
Po ashtu aty u kërkua edhe vizita romeve në Berivojcë dhe Kamenicë. Pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e OSBE-së, kryetari formoi një ekip dhe kërkoi që të vizitohen këto dy lokacione të banuara me komunitetin rom./2lonline/