Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” është duke monitoruar procesin e rivotimit në tri qendra të votimit në Mitrovicën e Veriut. DnV për monitorimin e këtij procesi ka angazhuar vëzhgues në të tri këto qendra si dhe disa ekipe mobile.
Sipas DnV-së janë hapur të gjitha vendvotimet në të tri qendrat e votimit, me përjashtim të disa vonesave prej 10 apo 20 minutash në disa vendvotime, ndërsa procesi i votimit në këto orë të mëngjesit po zhvillohet përgjithësisht qetë.