Në përmbyllje të aktiviteteve sportive e kulturore për vitin 2014, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti, ka përzgjedhur më të dalluarit e vitit për këtë komunë. Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke përgëzuar artistët dhe sportistët për rezultatet e arritura, theksoi gatishmërinë e treguar për mbështetjen e aktiviteteve gjatë vitit që po e lëmë pas, ndërkaq ka premtuar për një përkrahje edhe më të madhe gjatë vitit të ardhshëm.
Ndërsa drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrinë Sylejmani duke folur për aktivitetet vjetore të kësaj drejtorie, ka përmendur investimet që janë bërë për zhvillimin e kulturës dhe sportit, ndërkohë ka njoftuar me projektet e realizuara dhe ato që do të finalizohen vitin e ardhshëm dhe njëherit ka inkurajuar artdashësit për punë në të ardhmen.
Ndër më të dalluarit në lëmin e kulturës, për këtë vit u veçuan çmimi I karrierës iu nda veteranit Muhabi Selmani nga Ansambli “ Kemajl Azizi”, çmimi i lexuesit më të mirë të vitit 2014 Ardita Syla, çmimi I grupit më të suksesshëm artistik të vitit ju dha Shoqatës së Artistëve figurativ “Gursel Sylejman, ndërsa çmimi special I artistit të vitit iu dha solistes Merita Sahiti nga Ansambli kemajl Azizi, njëherit edhe fituese e Festivalit të sivjetmë Kosovarja këndon.
Mirënjohje dhe falënderime iu ndan edhe Ansambleve dhe Shoqërive Kulturore e Artistike, artistëve dhe punëtorëve të dalluar të kulturës, ndërsa ai pas vdekjes në zhvillimin e artit dhe të kulturës iu nda familjes së artistit Shqiprim Hyseni. Kurse në lëmin e sportit çmimi I sportistit të vitit iu nda rekordmenit të librit të Ginisit në zhonglim me top në kokë Agim Agushi , kurse çmimi I karrierës iu dha ish referit ndërkombëtar të futbollit Shinasi Berisha.
Klubi më i suksesshëm për vitin 2014 u shpallë K.f “Vllaznia” nga Pozherani që në këtë stinor filloi garat në ligën e parë të futbollit të Kosovës. Gjithashtu për rezultate të veçanta u dalluan edhe KF “Vitia” që kryeson tabelën në ligën e dytë, ndërsa për suksesin e arritur me normë olimpike u ndanë mirënjohje anëtarëve të Klubit të Shenjëtarisë “Jeton Rama”, Urata e Lumturie Rama. Kurse çmimi pas vdekjes në zhvillimin e sportit iu nda familjes së Halil Alidemajt./2L ONLINE/