/2L ONLINE/ – Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani ka pritur sot në takim përfaqësues të Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sporteve Shkollore të Komunës së Vitisë dhe nxënësit vitias që kanë treguar suksese në sport.
Gjatë këtij takimi ajo ju ka uruar të pranishëmve për rezultatet e arritura si dhe ka ndarë një mirënjohje për shoqatën në fjalë. Drejtoresha Sylejmani shprehi edhe gatishmërinë e drejtorisë së saj që të vazhdoj të mbështes këta të rijnë në rrugën e suksesit.
“ Dua të ju inkurajoj që të mos ndaleni në ushtrimin e disiplinave sportive që ju keni talent për shkak se sporti i shërben mjaftë vitalitetit të jetës , kështu se përveç të privilegjit që janë rezultatet që ju i keni arritur edhe në padyshim si komunë po ndjehemi mirë dhe krenar me ju” u shpreh Drejtoresha Sylejmani.
Ndërkaq Kryetari i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sporteve Shkollore të Komunës së Vitisë, Hasan Hasani pasi foli rreth sukseseve të arritura nga ekipet e paraqitura në garat republikane dhe ato regjionale ai ka pranuar një mirënjohje nga Drejtoresha Sylejmani për punën e shoqatës në avancimin e sportit. /2L ONLINE/