Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ergoterapeutët, të cilët janë pjesë e profileve shëndetësore.
Sipas kësaj drejtorie, Ergoterapia është profesion i ri në vendin tonë. Përmes saj promovohen, mirëmbahen, apo rikthehen pavarësitë funksionale të fëmijëve, tek të cilët janë dëmtuar funksionet fizike, mentale, sociale apo edhe kognitive.
“Përmes kësaj nisme, ne si drejtori synojmë që të ofrojmë në tërësi shërbimet për të cilat obligohemi. Fillimisht me angazhimin e 10 praktikantëve në shkollat tona, e më pastaj me ngritjen e kapaciteteve të mëtutjeshme, varësisht nevojave”, ka bërë me dije Albana Demiri, drejtoreshë e DKA-së së Gjilanit. /2LONLINE/