Futbollistët e moshës U13 të FC. Drita, janë shpallur kampionë të Sezonit Vjeshtor të Lidhjes Rajonale e Futbollit të Gjilanit me 9-të lojëra të zhvilluar po aq fitore e me 27 pikë të grumbulluara, me goldallim 40:3, dhe me 5-së pikë më shumë nga vendi i dytë rivali lokal SC. Gjilani.
Trajneri Alban Nevzati ka thënë për Portalin 2LONLINE.com, se përveç kampionatit këta lojtarë kanë zhvilluar edhe nëntë lojëra miqësore me nivele më të larta me ekipe më të mira të Kosovës, ku kanë arritur rezultate të kënaqshme. Gjatë kësaj periudhe iu është dhënë hapësirë rreth 27-30 lojtarëve për të treguar vlerat e tyre.
Futbollistët e FC. Drita U13 të udhëhequr nga Alban Nevzati Trajner perspektiv, i licencuar me licencë C dhe B, njëkohësisht edhe Magjistër i Edukimit Fizike, përveç që kanë arritur rezultate të mira ata kanë treguar edhe lojëra të bukura.
“Fala angazhimit të lojtarëve, disiplinës në fushë, talentit të tyre me punën të cilën është duke u bërë shpresojmë që brenda një periudhe këta lojtarë të bartin barrën kryesore edhe në ekipin seniore, lojtarët që bartën barrën kryesore të gjysmë sezonit ishin: Harun Jusufi, Korab Kosumi dhe Elton Salihu, duke mos ua mohuar kontributin edhe te tjerëve që ishin në nivel të lartë të detyrës”., ka thënë trjaneri Nevzati.
Ai ndihet falimderues për secilin lojtarë veç e veç për kontributin e dhenë në fushë, shpreson se në Gjysmë sezonin tjetër do të punojnë edhe më fortë për realizimin e Objektivave. /2LONLINE/