DYLON

Testohen me shkrim kandidatët për prokurorë të shtetit

Testohen me shkrim kandidatët për prokurorë të shtetit
Avatar photo Redaksia

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri u mbajt testi me shkrim i kandidatëve, të cilët kanë kaluar testin kualifikues për prokurorë të shtetit.

Në kuadër të këtij procesi rekrutues të 16 prokurorëve në prokuroritë themelore morën pjesë 180 kandidatë, prej të cilëve 62 kandidatë i përkasin gjinisë femërore, kurse një (1) është nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

EkoHigjiena

Mbajtjen e testit të sotëm me shkrim e mbikëqyren anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kurse për të monitoruar ketë proces ishin të pranishëm përfaqësues të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike – GLPS, ndërsa për të vëzhguar ishin të pranishëm përfaqësues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST dhe përfaqësues të Projektit të Ambasadës Britanike në Kosovë “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”, përmes partnerëve implementues “Axiom International”.

Procesi i rekrutimit të prokurorëve ka filluar me shpalljen e konkursit në qershor të vitit 2020 dhe me rishpalljen e tij në maj të vitit 2021.

Testi me shkrim për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit është pjesë e fazës së dytë të testimit të përgjithshëm, të cilin Këshilli Prokurorial i Kosovës e menaxhon sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.