Lionel Messi ka rrëfyer se si djali i tij Mateo bën tifo për Real Madrid për të nevrikosur vëllain e tij Tiago. Faktin e ka konfirmuar vetë ylli argjentinas i Barcelonës, Messi.
“Ndonjëherë televizori është i ndezur dhe ai feston për golat e Real Madrid. Djali im Tiago nevrikoset dhe Mateo bën tifo për ata që ta mërzisë edhe më shumë”, tregoi Messi.
Mateo, i cili do të mbushë 4 vjeç në shtator, vendos të marrë një pozicion kundërshtar kur vjen puna e çështjeve të futbollit, më së tepërmi për të nevrikosur vëllain e tij më të madh.
“Mateo i pëlqen fanellat e të gjitha ekipeve dhe i vesh ato. Ama herën e fundit kur luajtëm Playstation, ai më tha: ‘Do ta zgjedh Liverpoolin, ekipin që të mposhti ty’. Ai nuk kupton mirë ende, por ka per te mesuar shume”, tha Messi.
“Njëlloj ndodhi edhe kur humbëm ndaj Valencias. Ai më tha: ‘Valencia ju mposhti, eehh’. Ai madje i feston golat e Real Madridit për ta zemëruar Thiagon”, zbuloi Messi.