DYLON

Kosova U-21 nis sot kualifikimet për Evropian, takohet me Andorën

Kosova U-21 nis sot kualifikimet për Evropian, takohet me Andorën
Avatar photo Elife Sherifi

Ngjashëm si ekipi i parë i Kosovës, edhe Kombëtarja U-21 do të zhvillojë këtë javë ndeshje të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja U-21 e Kosovës e zhvilloi dje stërvitjen e fundit, ndërsa sot në orën 18:30 do të zhvillohet ndeshja kundër Andorrës.

Dardanët i kanë filluar qysh nga 29 maji përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit, pasi që ata synojnë ta sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2021.

EkoHigjiena

Pas kësaj ndeshjeje që zhvillohet sot në Andorrë, djemtë e Rafet Prekazit do të kthehen në Prishtinë, ku do t’i fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës, kundër Turqisë më 11 qershor, në orën 20:00 në “Fadil Vokrri”.

“Në stërvitjen e fundit përzgjedhësi Prekazi ka dhënë këshillat e tij për skemën e lojës me të cilën synon që nesër të marrë fitore në duel me Andorrën” , shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Entuziazmi për fitore tek Dardanët e rinj është i madh, por sigurisht se suksesi synohet duke e respektuar kundërshtarin dhe duke e dhënë maksimumin në fushën e lojës”, perfundon njoftimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.