Kanë nisur aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit.
Aktivitetet filluan me ekspozitën “Ekzistenca” edicioni ll-të nga artistët nga mëgata në Galerinë e Arteve.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bëri hapjen e aktivitetit “Ditët e Mërgatës” edicionin e dytë të ekspozitës me artistë nga diaspora dhe trojet shqiptare.
Leonora Morina Bunjaku, tha se artistët nëpërmjet artit po sjellin e paraqesin nga një pjesë të traditës e kulturës tonë.
Ajo falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e dhënë në kohëra të ndryshme për vendlindjen.
“Duke kontribuar në vendlindje do t’i motivoni edhe gjeneratat e reja që të vazhdojmë urat lidhëse me vendlindjen e të parëve të tyre”, tha Morina Bunjaku
Magbule Xhemaili, kuratore e ekspozitës, tha se po e përmbyllin një angazhim të përbashkët për këtë ekspozitë me 19 artistë nga diaspora e trojet shqiptare.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është themelimi i një ure lidhëse bashkëpunimi mes artistëve nga tê gjitha hapësirat kombëtare”, tha Xhemaili.
Drejtori pë Kulturë, Rini e Sport Kushtrim Zeqiri, tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që veprat e bashkatdhetarëve t’i shijojmë edhe në Kosovë.
Sipas tij kjo ekspozitë është futur në programin e galerisë që do të jetë çdo vit.
Artisti Zeqirja Rexhepi, që vepron në Kanadë, tha se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për krijuesit jashtë vendlindjes.
Ai tregoi se pas 25 vjetësh përsëri është pjesëmarrës në ekspozitë dhe është i emocinuar. /2LONLINE/