3 Dhjetori përkujtohet cdo vit nga vendet e OKB-s dhe në të gjithë botn si dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar (PAK).
Kjo datë u caktua nga organizata e kombeve të bashkuara për të promovuar të drejtat e (PAK) në të gjitha sferat e shoqërisë, si dhe zhvillimin e tyre duke rritur ndërgjegjësimin mbi situatën e PAK-ut në aspekte të tilla si politike, ekonomike, sociale, shëndetësore dhe kulturore.
Handikosi në Gjilan këtë ditë do ta shënojë me një program kulturor ku do të performojnë fëmijët me aftësi të kufizuar dhe fëmijët e shkollës fillore “Thimi Mitko“ një program mix me recitime, këndime, ese, etj.
“Jeni te mirëseardhur edhe në programin tonë i cili fillon ne orën 12:00 – 13:00. ndersa, tryeza do të mbahet prej orës 13:15 ku do të njoftoheni rreth të arriturave, rezultateve të Handikos-it dhe sfidat në të cilat po kalojmë ne si OJQ”, bënë të ditur, Fatmir Shurdhan, menaxher i HandiKOS në Gjilan.
.