Kjo e dielë sjell ndeshjen më të zjarrtë në këtë fillim stinori dhe ndoshta edhe më interesanten të gjithë kampionatit në vazhdim në Superligë. Derbi lokal i Gjilanit fillon sot nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit, teksa FC Drita në cilësinë e vendasit pret SC Gjilanin si mysafirë.
Ndeshja pritet të jetë e një niveli të vecantë, edhe për shkak të rivalitetit në tribina, sepse “Skifterat” dhe “Intelektualët” kanë bërë të gjitha përgatitjet për koreografitë e tyre, shkruan 2LONLINE.com.
Edhe skuadrat dhe futbollistët e ndjejnë peshën e derbit, dhe rezultati i kësaj ndeshje mund të jetë kthesë për fatin e të dyja skuadrave dhe të ndryshojnë shumë gjëra për klubet në rrjedhën e kampionatit.
Kjo pasi, të dyja skuadrat janë me pikë thuajse të njejta, në fakt Drita ka 31 një më pak se Gjilani që ka 32 dhe konkurrenca për titull është jashtëzakonisht e ngushtë këtë vit me vetëm dy apo tri pikë diferencë, shkruan 2LONLINE.com.
Të dyja klubet janë eliminuar nga gara e Kupës së Kosovës dhe kanë vetëm një qëllim titullin kampion për tifozët e tyre.
Kujtojmë se skuadrat janë përforcuar edhe këtë afat kalimtar të janarit, ndërsa verën që shkoi janë dy klubet me shpenzimet më të mëdha mbi 2 milion euro transferime.
Pavarësisht rezultatit, ajo që është e sigurt, moti i mirë, atmosfera sportive, rekord tifozësh dhe një lojë me rivalitet janë mrekullia e këtij derbi që qyteti i Gjilanit e ruan me krenari./2LONLINE.com/