Sot shenohet Dita Botërore e Xhudos e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e këtij sporti.
Kjo ditë do të festohet me moton: “Mbjell një pemë”, për xhudistët dhe trajnerët e xhudos në mbarë botën.
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka mbjell një pemë duke uruar për këtë ditë.
“Urime Dita Botërore e Xhudos! Nga Kosova me dashuri!”, ka shkruar Kuka.
Kosova tashmë është një ndër faktorët kryesorë të këtij sporti.