14 Nentori është Dita Botërore e Diabetit dhe tradicionalisht kjo ditë mbledh të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, ku bëhet thirrje për të parandaluar këtë sëmundje globale.
Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave.
Këshilla:
1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4- Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6- Efikase edhe bajamet