Xhudistja kosovare, është përballur në gjysëm finale me xhudisten braziliane Sarah Menezes. Në këtë luftë Krasniqi arriti të nxjerrë fitore dhe t’i afrohet kështu medaljes së artë.
Po ashtu edhe në luftrat e kaluara Distria u tregua mjaftë e suksesshme ku me teknikën e saj arriti të jetë e mrekullueshme.
Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.
Ajo në kategorinë -52 kilogramë shënoi fitore në gjysmëfinale ndaj brazilianes, Sarah Menezes.
Nora Gjakova është në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit. Nora u ndalë në çerekfinale nga Telma Monteiro (Portugali), ndërsa në repesazh mposhti Jessica Klimkait e Kanadasë. Kampionia e Evropës 2018 është një luftë larg të bronztës.