Sot, përmes video-lidhjes, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj zhvilloi një takim me homologun bullgar, Ministrin e ri të Mbrojtjes, Dragomir Zakov.
Përveç urimit për marrjen e detyrës, me Ministrin Zakov diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit bilateral, si dy vendeve të rajonit të Ballkanit, dhe duke pasur parasysh, Bullgarinë si vend anëtar i NATO-s.
Të dy ministrat vlerësuan se ky bashkëpunim është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. /2LONLINE/