DYLON

Ka filluar sesioni trajnues pesëditorë për zyrtarët e PK-së dhe atyre nga Maqedonia e Veriut

Ka filluar sesioni trajnues pesëditorë për zyrtarët e PK-së dhe atyre nga Maqedonia e Veriut
Avatar photo Redaksia

Ka filluar sesioni trajnues pesëditorë për 20 zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut janë duke u trajnuar në fushën e mbledhjes së informacioneve, analizimit, shkëmbimit të tyre, si dhe në aspektin e kategorizimit të armëve, eksplozivëve artizanalë dhe ndërlidhjes me konceptin e Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi.

Qëllimi i këtij trajnimi është fuqizimi i mëtejmë i kapaciteteve të zyrtarëve nga të dyja vendet për të kontrolluar në mënyrë efikase armët e vogla dhe të lehta, identifikimin dhe njohjen e kategorizimit të armëve si dhe njohjen me kornizën vendore dhe ndërkombëtare që rregullon fushën e armëve të vogla dhe të lehta, municionin dhe eksplozivët.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është mundësuar në kuadër të projektit të përbashkët në mes të UNDP-së në Kosovë dhe UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, përmes mbështetjes financiare nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Franca, Holanda dhe Norvegjia me mbështetje nga Bashkimi Evropian. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.