Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Departamentin e Investimeve, Planifikimit dhe Projekteve të KEDS.
Ata kanë diskutuar për mundësinë e planifikimit të përbashkët në hartimin e planeve strategjike zhvillimore Komunë-KEDS.
Jakupi ka thënë se KEDS, tani është në fazën e planifikimit të investimeve, dhe në këtë takim ka kërkuar që të futen në planet e tyre, edhe investimet strategjike të komunës në rregullimin e rrjetit të energjisë në fshatrat e malësisë se komunës së Kamenicës, e kjo është edhe parakusht për zhvillim ekonomik nëpërmjet zhvillimit të sektorit të turizmit. /2LONLINE/