Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe nënkryetari i komunës Faton Jakupi priten në takim Zëvendësministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të nivelit qendror dhe lokal përmes projekteve të ndryshme që mund të implementohen për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës së Kamenicës.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati e falënderoi për vizitën dhe ofrimin e përkrahjes nga Ministria e Zhvillimit Rajonal si dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.