DYLON

Ministri Sefaj kërkon nga policia të ofrojë mbështetje për familjen Ivanoviq gjatë përcjelljes së kortezhit mortor

Ministri Sefaj kërkon nga policia të ofrojë mbështetje për familjen Ivanoviq gjatë përcjelljes së kortezhit mortor
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë përkrahje për familjen Ivanoviq, si dhe të krijojë lehtësira për përcjelljen e kortezhit mortor deri në pikën e kalimit kufitar.

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke i kryer të  gjitha veprimet hetimore në mënyrë që të zbardhet sa më parë ky rast dhe që autorët të dalin para drejtësisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar këtë rast, si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.