Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Majlinda Krasniqi, dhe drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, kanë takuar ministrin në detyrë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.
I pari i komunës ka thënë se në këtë takim është diskutuar për inventarizimin e tokave bujqësore.
“I shoqëruar nga drejtoresha për Zhvillim Eknomik, Majlinda Krasniqi dhe drejtori i Bujqësisë, Naim Arifi, sot u takuam me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa. Diskutuam për inventarizimin e tokave bujqësore dhe mundësitë e bashkëpunimit mes komunës dhe ministrisë lidhur me këtë çështje”, është shprehur ai.
Kryetari Kastrati ndër të tjera ka thënë se vlerësimi i tokës në Kamenicë do të ndihmojë në planifikim të duhur, pasi që sipas tij komuna ka pozitë të favorshme gjeografike.
“Meqënse komuna jonë, ka pozitë gjeografike tejet të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, dhe duke marrë parasysh që vlerësimet e tokës janë bërë shumë kohë më parë, një vlerësim i tillë do të ndihmoj jashtëzakonisht shumë në planifikim të duhur dhe informacione të besueshme mbi tokat dhe pjellorinë natyrore. Kjo më së shumti, do t’u shërbejë fermerëve të komunës sonë”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/