Shtabi Emergjent Komunal në Kamenicë ka mbajtur mbledhje ku temë e diskutimeve ka qenë situata pas vërshimeve të fundit në vend.
Në këtë takim kanë marr pjesë anëtarët e Shtabi Emergjent Komunal, zv/komandanti i Policisë së Kosovës në Kamenicës, Besim Kryeziu, zv/komandant i Stacionit të Zjarrfikësve në Kamenicë, Sabri Rexha, Kryetarët e Këshillave Lokale, Kryetari i Shoqatës së Kryqit të Kuq-Dega në Kamenicë, Rexhep Morina dhe zyrtarë të tjerë.
Kryesuesi i Shtabit Emergjent Komunal, Naser Vllasi, në këtë takim theksoi se pas reshjeve të fundit edhe Komuna e Kamenicës ka pësuar disa dëme kryesisht në infrastrukturë. Sipas tij janë kryer intervenime dhe ndërhyrje edhe tek disa familje që kanë mbetur të bllokuara.
Ai ndër të tjera ka thënë se kanë pasur bashkëpunim me Policinë, Zjarrfikësit, qytetarët por edhe kryetarët e Këshillave Lokale.
Edhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, tha se ekipet ende janë në terren duke intervenuar edhe në disa pjesë të tjera në mënyrë që qytetarët të kenë qasje dhe të mos mbesin të bllokuar.
Nga ana tjetër edhe zv.Komandanti i Policisë në Kamenicë, Besim Kryeziu, si dhe zv/komandanti i Stacionit të Zjarrfikësve në Kamenicë, Sabri Rexha, kanë thënë se pas këtyre vërshimeve kanë ndërhyrë në të gjitha thirrjet ku qytetarët kanë pasur nevojë. Ata janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me institucionet komunale.
Kurse sipas Institutit Hidrometeorologjik pritet që edhe sot të ketë reshje të shiut, andaj luten qytetarët e Kamenicës që të kenë kujdes të shtuar, dhe në raste emergjente të lajmërojnë institucionet relevante./2LONLINE/