DYLON

FSK-ja trajnon studentët e Edukimit Fizik

FSK-ja trajnon studentët e Edukimit Fizik
Avatar photo Redaksia

Instruktorët e Kërkim Shpëtimit Malor të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, (FSK), kanë realizuar kampin treditor me studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar kampin në Parkun Kombëtar Blinajë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet edukativo arsimore, me ç` rast trajnerët e FSK-së, ligjëruan tema të rëndësishme të mbijetesës në natyrë, duke u fokusuar në ndërtimin dhe sigurinë e kampit, ndihmën e parë, orientim në natyrë, navigim, lëshim me litar nga shkëmbinjtë, marshim kondicional si dhe aktivitete tjera rekreative.

EkoHigjiena

Bashkëpunimet e tilla ndikojnë në krijimin e besueshmërisë ndaj institucionit tonë dhe njëkohësisht të rinjtë kanë mundësinë që të familjarizohen me jetën ushtarake, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.