(2L ONLINE) – Në një punëtori që është mbajtur sot në mes të drejtorëve të shkollave të komunës së Vitisë, përfaqësuesve të institucioneve komunale si dhe përfaqësuesve të kompanisë Hidromorava dhe Eco-Higjena është diskutuar për menaxhimin e mbeturinave dhe hartimin e planit të veprimit për mirëmbajtjen e ambientit në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Vitisë.
Me këtë rast janë paraqitur disa rekomandime për përmirësimin e gjendjes së mjedisit nëpër shkollat e kësaj komune. Ky takim është mbajtur nën organizimin e OJQ-së “Elita” dhe KDI-së. /2lonline/