Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e Komunës së Gjilanit, Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale (QPS), Mursel Zymberi, mirëpritën në takim përfaqësues nga organizata për fëmijët pa kujdes prindëror- OFAP.
Drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani ka bërë me dije se në takim u diskutua rreth kujdesit dhe përmirësimit të kushteve të fëmijëve që janë në strehim familjar dhe tek të afërmit.
“Vlen të theksohet që në thirrjen publike të shpallur nga DSHMS, përfitues është edhe organizata e lartcekur, e cila ofron shërbime psikologjike në QPS, përmes angazhimit të psikologut të licencuar që jep këshilla profesionale për këto kategori”, ka thënë Osmani. /2LONLINE/