DYLON

Mbledhjen komemorative në QKUK për mjekun Dr. Visar Huruglica

Mbledhjen komemorative në QKUK për mjekun Dr. Visar Huruglica
Avatar photo Redaksia

Kolegë, miq dhe familjarë, kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e Dr. Visar Huruglica, specialist i oftalmologjisë, në mbledhjen komemorative të mbajtur sot në QKUK, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK, pasi paraqiti biografinë e dr. Huruglicës, mes tjerash evakuoi kujtime nga puna e përbashkët në klinikë.

EkoHigjiena

Para të pranishmëve, mes tjerash, ai tha se dr. Visari ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.

Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falënderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen.  /2LONLINE/