Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, takim ky, që është realizuar në kuadër të takimeve informuese ndërmjet vendimmarrësve të institucioneve publike.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për fuqizimin e frymës së bashkëpunimit dhe marrjen e mendimeve dhe këshillave për avancimin e procedurës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e privatësisë respektivisht zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Po ashtu, u bisedua që Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) përmes opinioneve profesionale të mbështesë KPK-në në plotësim ndryshimin e akteve nënligjore aktuale dhe hartimin e ndonjë akti të ri më qëllim të zbatimit sa më të mirë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Me këtë rast, Kryesuesi Maloku, shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit, në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe vështirësitë gjatë shqyrtimit të kërkesave për qasje në dokumente publike në harmoni me dy ligjet bazë të AIP-së.