Në organizimin e përbashkët të Komuna e Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor” sot në lokalitet Pozheran, Sllatinë e Ultë, Tërpezë, Çifllak dhe Ramjan janë mbajtur diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunë.
Diskutimet e tilla po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë.
Me këtë rast zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur për rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti si dhe për rëndësinë e marrjes së mendimeve të banorëve të kësaj komune.
Kurse Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit potencoi se për momentin jemi në fazën ku Korniza e Zhvillimit Hapësinor përfshinë vizionin, qëllimet, objektivat dhe konceptin e zhvillimit hapësinor për komunën e Vitisë.
Ai tha se ky proces në tërësi përkrahet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
Gjatë këtij takimi që përfaqësuesit e Komunës dhe UBT-së kanë prezantuar këtë dokument të rëndësishëm kanë hapur edhe diskutimet me banorët e këtij lokaliteti për të marrë mendimet e tyre.
Përndryshe diskutime të tilla parashihen të mbahen edhe në disa lokalitet të kësaj komune. /2LONLINE.com/