DYLON

Kreu i Vitisë priti të takim ish deputetët e Kuvendit të 2 Korrikut të 1990-së

Kreu i Vitisë priti të takim ish deputetët e Kuvendit të 2 Korrikut të 1990-së
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 31 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim ish deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Nezir Sallahu, Osman Nuhiu, si dhe Sylë Salihun djalin e ish deputetit të ndjerë Hysni Salihu.

Në këtë takim, u evokuan kujtime për ngjarjet e 2 Korrikut 1990 dhe u kujtuan ata që sot nuk janë në mesin e të gjallëve.

EkoHigjiena

Ndryshe, sot në komunën e Vitisë, do të zhvillohen një varg aktivitetesh për nderë të kësaj dite. Manifestimi qendror do të mbahet në Beguncë, ku edhe do të luhet finalja e turneut tash më tradicional i “2 Korrikut”.

Po ashtu, pos ndeshjeve që do të zhvillohen para finales, do të ketë edhe fjalë rasti nga kryetari Sokol Haliti, si dhe një program artistik në përmbyllje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.