Trajneri i xhudos, Driton Kuka përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se Ekipi turk, Galatasaray e ka fituar Champions Leaguen në sportin e xhudos sot.
Galatasaray pati përforcime nga Kosova. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu që e ndihmuan këtë klub, duke qenë protagonistet kryesore.
Ja postimi i plotë:
Xhudistet e klubit tonë i huazuam për Ligën e Kampionëve për ekipin Galatasaray!
Disi dhe Laura protagonistet kryesore në titullin e fituar në Champions League mbajtur në Paris!
Fituan në të tri luftërat e tyre!
Kjo edhe zyrtarisht ishte gara e fundit në sportin e xhudos për sivjet. /2LONLINE/