DYLON

Vazhdojnë gjobat për mosrespektim të masave anti-covid

Vazhdojnë gjobat për mosrespektim të masave anti-covid
Avatar photo Redaksia

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme në vend, janë shqiptuar 218 tiketa në bazë të ligjit COVID-19, për  ata që nuk i kanë respektuar masat anti-covid.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1157 tiketa trafiku, derisa ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 aksidente trafiku me dëme materiale.

EkoHigjiena

Sipas policisë janë arrestuar 8 persona, 5 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në ndalim policor. /2LONLINE/