Iliri ishte heroi eponim i Ilirëve, ai ishte bir i Kadmit dhe i Harmonisë që ishin larguar nga qyteti i Tebës dhe ishin ngulitur te fisi i Enkelejëve që banonin në jug të Ilirisë. Pas vdekjes së Kadmit dhe Harmonisë, varret e tyre gjenden diku afër Aoos-it në jug të Ilirisë.
Shkruan: Sami ARIFI
Athenau për varret e Kadmit dhe Harmonisë tregon se gjinden në jug të Drinit të Shqipërisë së sotme, si dhe në Kylik, qytet i njohur i Ilirisë. Kjo legjend për Kadmin dhe Harkoninë do të jet e përhapur më së shumti në gadishullin Ballkanik. Fisi ilir i Enkelejëve ishe në veri të Epirit. Pseudo Skylaksi thotë: Kadmi dhe Harmonia më parë banuan në brigjet e Kotorrit, në bregdetin Dalmat, të quajtur atëherë bregdeti i Ilirisë, ku në atë vend Iliri i biri i Kadmit hedhi themelet e qytetit Rizon.
Formimi i njësive etnike ilire kishte filluar si proçes etnologjik të banorëve të lashtë historik në gadishullin Ballkanik, pra ky proçes ishte historik autokton. Sipas S. Islamit dhe historianëve të tjerë, po, në veçanti atyre shqiptarë, kulturën ilire e konsiderojnë si dukuri të shfaqur në territorin ilir pas një proçesi të gjatë ndryshimesh gjatë epokës së bromzit dhe fillimit të epokës së hekurit. Proçesin e etnogjenezës ilire e paraqesin gërmimet arkeologjike të bëra në territoret ilire. M. Budimir sygjeron se Ilirët rrjedhin nga pelastët ose pellazgët.
Territori i Ilirisë nga veriu kufizohej me Savën e me Danubin; nga jugu në thellësi të Greqisë; nga lindja me Moravën e me Strimonin; nga perëndimi me detin Adriatik e detin Jon. Sipas miteve që shpjegojnë historianët, eponim i mbretit ilir, Jonit, mbetet emëri i detit Jon, i cili ishte i biri i mbretit të Ilirëve i quajtur Adri, eponim i të cilit mban emrin deti Adriatik. Sipas autorëve të lashtë, pjesa veriore e Ilirisë ishte e populluar nga fiset e ndryshme ilire, ndër të tjerët më të
mëdhenjtë kanë qenë japotët, liburnët, dalmatët, desidianët dhe ardianët. Në jug fiset kryesore të Ilirisë, në të cilën përputhet deri diku me hapësirën gjeografike shqiptare të ditëve tona që ishin: labeatët, sardianët, pirustët, peonët, parthinët, penestët, taulanët, amantët, byllinët, enkelejtë, dassarët, kaonët, thesprotët dhe molosët. Pra, kishte edhe më fise ilire si: mesapët, daunët, japungët, dhe peuketët që kishin vend në Italinë e jugut. Këto fise ilire si dhe dardanët kishin lënë gjurmë të thella në Greqi, Anatoli dhe në Itali. Emri i fisit mesap na kujton heroin ilir të vendit të mesapëve, pra para sllavizimit të Maqedonisë perëndimote, mali Osllogovska quhej Mesapion. Argument i rëndësishëm është edhe gjuha te Ilirët, si përshembull te grekët është një numër i madh fjalësh me prejardhje jo greke.
Bazuar në emrat Minos, Radaman dhe Persefon nuk janë grekë, për këtë ishte i mendimit M. Braudel. Edhe shumë fjalë janë jo greke që kanë të bëjnë me bujqësinë: “gruri, Hardhia, druri i fikut, ai i ullirit, zëmbaku, trëndafili, jasemini, manxurana etj”, edhe shumë të tjera si: “as thallassa, as pontos, nuk janë fjalë me prejardhje greke!” pra, argumentohet se gjuha greke shumë ka trashëguar nga gjuha ilire, siç janë disa emra hyjnish e heronjsh si: Urani, Dheu, (Galia), Zeusi, Dhimitra, Afërdita, Apolloni, Dardani, Akili, Glauku, Hylli, si dhe disa toponime që kanë të bëjnë me ilirishten dhe shpjegohen nëpërmjet të kësaj gjuhe si Mal, Dimal, Larissa, Thymis, Teutana, Bardilah, Pieri, Tomar, Dodonë, Jon, e të tjera.
Në mes të tjerash G. Pallottino përmend një sërë qytetesh me emra pellazg: Gyrton (Thesali), Gortyna (Maqedoni), Gortynë (Kretë), Gortys (Arkadi), ku ai dallon rrënjën iliro-shqiptare gardh. Sipas M. Budimirit, Ilirët kanë lënë gjurmë linguistike në Greqi. Përveç kësaj në Greqinë e lashtë hasen shumë emra që kanë natyrë ilire, përshembull emri ilir Batiai që trgon një qytet të Epirit (Strabon, VII, 24). Emëra të tillë na përkujtojnë antroponimet ilire, ose pellazge Baton, Bato, si dhe emrin e një mbreti dardan, që e ndeshim te Tite-Livi (31, 28). Ky emër karakteristik pellazg e ilir gjendet tek emri shqiptar i sotëm Batush. Këto janë disa argumente të pakta që kam përshkruar përmes këtij shkrimi gazetaresk, pa përmendur shtrirjet tjera të shumta të hapësirave pellazgo-ilire të paraardhësëve tanë.