Përveç se përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron shëndetin e syve, kungulli është burim i shijshëm i materieve ushqyese. Kungulli është shumë më shumë se dekorim i bukur për shtëpi gjatë vjeshtës.
Me më pak se 100 kalori për vakt, është garniturë dhe shtesë e shkëlqyeshme për çdo ushqim. Ka shije të shkëlqyeshme, është i mbushur me antioksidantë dhe vitamina.
Kungulli është burim i shkëlqyeshëm i beta karotenit, luteinës dhe zeaksantinës. Këto janë antioksidantë që mbrojnë shëndetin e syve dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme të syve.
Eshtë aleati më mirë për dobësim. Zëvendësojini orizin e bardhë dhe pastat me kungull. Një filxhan kungull përmban vetëm 80 kalori, në krahasim me një filxhan pastë e cila përmban rreth 234 kalori.