Ardian Limani, kapiteni i FC Dritës është shprehur i lumtur me triumfin ndaj rivalit lokal Kf.Gjilani me rezultat 3:1. Limani i cili dikur ishte tifoz e sot kapiten i Dritës, shënoi në minutën e 8’ të takimit dhe udhëhoqi ekipin drejt fitores.
Ai paralajmëroi rivalët e tjerë ta marrin seriozisht Dritën duke premtuar rikthim të formës së kampionit të Kosovës.
“Rikthimi pas barazimit tregon mentalitetin e forcës. Ishte një fitore e merituar dhe ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Çdo skuadër duhet të na ketë frikën, pavarësisht se ku luajm në shtëpi apo udhëtim”, deklaroi fillimisht Limani.
Mbrojtësi gjilanas me një dedikim special golin e realizuar në derbi ia dedikoi ish lojtarit të Dritës, Taulant Haliti, i cili njihet për golin e famshëm në lojën vendimtare të barazhit para dy vitesh.
“Golin i’a dedikoj ish-bashkëlojtarit tim Taulant Haliti, i cili sot feston ditëlindjen”, përfundoi Limani.