Makina e markës “Audi” e cila u përfshi në aksidentin e së hënës kur u aksidentua për vdekje polici Goran Gjorgjeviq, është gjetur sot nga pjesëtarët e policisë.
Burimet e afërta me policinë i kanë thënë portalit Titulli.com se vetura e përfshirë në aksident është zbuluar sot në orët e paradites.
Makina e markës “Audi” është gjet në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit dhe tani njësia e kriminalistikës është duke bërë vëzhgimin e makinës për gjurmët e mbetura.
Gjithashtu mësohet se policia është në kërkim të autorit të kësaj vepre, i cili ende është në arrati.