Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është fituese e çmimit të parë për tregim, të Konkursit Anonim Letrar të “Penës së Flakës”, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”.
Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është autore e tregimit fitues, “Në autobus”.
Ditë më parë janë publikuar dhe emrat e pesë krijuesve, fitues të këtij konkursi në shkallë kombëtare.
Autorët e tri tregimeve më të mira janë: Natasha Xhelili, vendi i parë, Hevzi Mustafa ( Gjilan ), vendi i dytë dhe, Linditë Doda, (Burrel), vendi i tretë.
Ndërsa autorë të poezive fituese, dolën të jenë: Naime Beqiraj (Pejë) , vendi i parë, Sabit Bajraktari (Suharekë – Itali ), vendi i dytë dhe Kadri Mehmeti ( Skenderaj ), vendi i tretë.
Krijimet e shpërblyera si dhe ato të tjerat që janë propozuar nga Juria, e që iu dihet autorësia, do të botohen në numrin 42 të revistës letrare AGMIA. /2LONLINE/