Sot në praninë e Komisionit të Garave, të përfaqësuesve të klubeve dhe mediave është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi, në këtë fazë do të përballet me skuadrën e Gjilanit, njofton FFK.
Ky rreth i garave zhvillohet me sistem vajtje-ardhje.
Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kuse ajo kthyese në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Ndërkaq, çifti tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë.
Përballja e parë e këtyre dy skuadrave zhvillohet në Vushtrri, kurse ajo e kthimit në Prishtinë.
Ndeshjet luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 19 prill.
Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës
Llapi-Gjilani
Vushtrria-Prishtina